Një qytetar nga Gjakova është plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për policinë.
I plagosur fillimisht ka pranuar tretmanë mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor të mëtutjeshëm, ku sipas mjekëve kujdestar jeta e tij është jashtë rrezikut.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë 7.62 mm të AK-47.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./ lajmi.net./


















