Plagosja në Prizren, motivi dyshohet të jetë konflikti për kullotje të bagëtive!

E publikuar: 16/12/2025 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se dyshimet e para rreth motivit të plagosjes është një mosmarrëveshje rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë.

I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë.

“Ende është fazë e hershme të flasim për motivin e rastit, mirëpo dyshimet e para janë që plagosja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë”, bëri të ditur.

“Prokuroria ka kualifikuar veprën si vrasje e ngelur në tentativë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48h”.