Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit.
Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë me dy karikator.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekëve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, tha Bytyqi.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















