Plagosja në Mitrovicë, deklarohet Policia: Kemi nisur hetimet

E publikuar: 13/02/2026 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e plagosjes në Mitrovicë.

Zëdhënësi i PK-së, për rajonin e Mitrovicë ka njoftuar se rasti me të shtëna ka ndodhur në fshatin Zhabar.

Ai ka bërë të ditur edhe se, i plagosuri është i moshës madhore, dhe se, janë duke u bërë hetimet.

‘’Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në fshatin Zhabar te Mitrovices se Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet’’, ka thënë ai.