Të premten pasdite janë plagosur dy persona në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe se të njëjtit i është konfismuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën, njofton Klan Kosova.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33-vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”.
Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.