Plagoset një person në Prishtinë

E publikuar: 09/02/2021 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugë “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.