Plagoset një person në Prishtinë

E publikuar: 04/11/2015 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, dhe është plagosur një person, ndërsa shkaqet e këtij incidentit ende nuk dihen.

Sipas zëdhënësit personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK, dhe se në vend të ngjarjes njësitet policore kanë dalë me kohë dhe janë duke u zhvilluar hetimet.