Plagosen dy persona në Prishtinë

E publikuar: 29/08/2023 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri.

Policia bën të ditur se të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Teksa një vendin e ngjarjes është konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor . Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”.