Plaçkitet TEB banka në Prishtinë

E publikuar: 21/12/2017 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak çastesh, është plaçkitur filialja e bankës “TEB” në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ky i fundit nuk ka dhënë detaje të tjera se si ka ndodhur.

Klan Kosova i ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes.