Pjesëtarë të Njësisë Speciale vendosen te liqeni i Ujmanit

E publikuar: 29/09/2018 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat Speciale të ROSU’së për momentin gjenden te liqeni i Ujmanit.
Forcat Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, sipas burimeve të Gaztës Express janë vendosur dhe e kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.

Sipas burimeve, forcat e policisë janë futur atje përmes Qendrës për Ekologji dhe Zhvillime të Sporteve që gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Siç mëson Gazeta Express, aty janë vendosur rreth 60-të forca speciale të ROSU-së, të cilët kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.