‘’Pjesëmarrja e LDK-së në fjalimin e Vjosës tregon se ata janë në shërbim të Albin Kurtit’’

E publikuar: 15/12/2023 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Gjatë ditës së sotme e para e vendit, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit ka mbajtur fjalimin vjetor.
Mirëpo këtë fjalim e kanë bojkotuar AAK-ja dhe PDK-ja por jo edhe LDK-ja.

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit Artan Behrami ka reaguar lidhur me këtë.

Sipas Behramit pjesëmarrja e LDK-së në fjalimin e Vjosës tregon se ata janë në shërbim të Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja e LDK-së në fjalimin vjetor të presidentes përçarëse, Vjosa Osmani, e dëshmon vetëm një gjë:

LDK-ja është kokë e këmbë në koalicion dhe në shërbim të Albin Kurtit, përmes Vjosa Osmanit!