Pjesëmarrësit e festivalit spanjoll u ndoqën nga sfera gjigante, që zëvendëson demat e rrezikshëm (Video)

E publikuar: 28/08/2018 06:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pjesëmarrës 29-vjeçar ka marrë lëndime të konsiderueshme në kokë, pasi u godit nga sfera që peshon 250 kilogramë, të cilën organizatorët e festivalit e përdorën për të zëvendësuar demat e rrezikshëm.

Zyrtarët e këtij organizimi që u zhvillua në Madrid të Spanjës, për të dytin vit me radhë e përdorën këtë top gjigant, si më të sigurt dhe miqësor me kafshët, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ky mjet nuk doli aq i butë me njërin pjesëmarrës, që u bllokua në rrethojat e sigurisë dhe më pas u shtyp prej sferës. Të lënduarin e dërguan me helikopter në spital, ndërsa raportohet se edhe disa të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Në anën tjetër, sfera që është e punuar nga plastika, është i rëndë sa një dem i vogël. Lëshimi nëpër rrugën e pjerrët dhe të ngushtuar me rrethoja, e bën aktivitetin mjaft të rrezikshëm, por jo aq sa në festivalet ku hungërijnë demat e vërtetë. /Telegrafi/