Shqipëria pati dy raste shumë të mira në pjesën e parë për të shënuar gol ndërsa mbrojtja e përbërë nga Cana e Ajeti së bashku me Xhimshitin dhe Agollin të cilët nuk lejuan aksionet e Danimarkës.
Në këtë pjesë me karton të verdhë është ndëshkuar Agolli kurse te danezët u ndëshkua Jacobsen.
Shqipëria dominon me raste në 30 minutat e parë
Sokol Cikalleshi dhe Ermir Lenjani patën rast për të shënuar gol ndaj Danimarkës.
Ishte sulmuesi Cikalleshi që në minutën e 22-të rrezikoi me kokë ndërsa pak minuta më vonë Lenjani tentoi me një goditje të befasishme.
Mbrojtësi i majtë Ansi Agolli është ndëshkuar me karton të verdhë.
Cikalleshi rrezikon portën e danezëve
Po zhvillohet minuta e 22-të kur Sokol Cikalleshi shfrytëzoi një harkim të Ermir Lenjanit për të goditur topin me kokë, por portieri Kasper Schmeichel u tregua i vëmendshëm duke larguar rrezikun.
Ndeshje e barabartë në 15 minutat e parë
Kanë kaluar 15 minutat e para të takimit mes Danimarkës e Shqipërisë . Deri më tani asnjëra palë nuk ka gjetur ritmin e lojës.
Fillon ndeshja Danimarkë – Shqipëri
Ka filluar takimi mes Danimarkës dhe Shqipërisë që po zhvillohet në Kopenhagë. Në minutat e para të takimit kuqezinjtë po bëjnë presion në lojtarët danezë.
Intonohet himni shqiptar
Tre mijë shqiptarë me plisa në kokë së bashku me ekipin e kombëtares kanë intonuar himnin e flamurit
Tifozët shqiptar kanë filluar të krijojnë atmosferë në stadiumin “Telia Parken” pak minuta para përballjes së Danimarkës me Shqipërinë.
Lojtarët kuqezinj dalin në fushë para takimit
Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë dalë në fushë pak minuta para takimit me Danimarkën që zhvillohet për kualifikimet Euro 2016.
Kuqezinjtë zbresin në fushë me formacionin: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Cikalleshi.
Ashtu siç pritej, trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Cikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi në krahë.