Shtretër prej kadifeje në suitë dhe 70 dollarë nata, pishina, përkëdhelje dhe masazhe relaksuese, asistencë mjekësore 24 orë në 24 dhe birra joalkoolike nga Belgjika.
Në luxury hotel Critterati të Gurgaon (Indi) e dinë shumë mirë si ti përkëdhelin klientët e tyre me katër këmbë.
Struktura e Deepak Chawla dhe e bashkëshortes së saj Jaanwi Chawla është hoteli i parë luksoz për kafshët shtëpiake në Azi.
Por më paradoksale është fakti që ky hotel është hapur pikërisht në Indi, një vend në të cilin ka më shumë se 30 milionë qen endacakë, të cilët shpesh herë keqtrajtohet dhe bëjnë fiks një “jetë qeni”. /mapo.al/