Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, do të mungojë në ndeshjen e dytë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit.
35-vjeçari nuk është paraqitur për Juventusin që prej takimit të parë me gjermanët tri javë më parë për shkak të lëndimit që pësoi në pulpë të këmbës.
Kampioni italian udhëton në gjermani me avantazhin 2 me 1 nga takimi i parë.
“Rezultatet tregojnë zhvillim të mirë te lëndimi i Andrea Pirlos, por jo mjaftueshëm që ai të luajë ndaj Dortmundit”, ka njoftuar klubi.
Pirlo ka shënuar katër gola në 22 ndeshjet e sivjetme për Juventusin.