Legjenda angleze e Arsenalit dhe Crystal Palace, Ian Wright, ishte një konsumues i rregullt i cigares dhe marihuanës, por pas një testi anti-doping vendosi ta lë atë duke mos e rrezikuar karrierën.
Ian Wright ka shkruar një rrëfim rreth jetës dhe karrierës së tij, ku ka treguar kohën e tij si futbollist i Crystal Palace dhe Arsenalit, teksa si i ri ishte një konsumues i cigares dhe lëndëve narkotike.
o shumë kohë pasi e pa veten në ekipin e parë në Palace në moshën 21-vjeçare, Wright ishte afër t’i hidhte poshtë të gjitha që i kishte arritur kur një test droge erdhi për tu bërë në ndeshjen kundër West Brom.
Sipas ish-sulmuesit anglez, ai ishte një duhanpirës i rregullt që nga mosha 17-vjeçare, teksa frikësohej që mund të bëhej edhe një i droguar i varur.
“Si një fëmijë kam preferuar duhanin për të pirë. Unë isha një duhanpirësit i keq nga një moshë shumë e hershme, dhe kohëve të fundit ajo ishte bërë një ritual i fundjavës”, ka thënë Wright, transmeton Telegrafi.
“Kur isha 18 apo 19 vjeçar kam kaluar 18 ditë në burgun e Chelmsford për mos-pagesën e gjobave të makinave. Kjo ishte sy-hapëse për mua. I thashë vetes: “Unë kurrë nuk do të kthehem në këtë vend apo kudo si ajo. Kurrën e kurrës”.
“Unë gati e hodha poshtë gjithë karrierën time të futbollit, kur testet anti-doping të drogës erdhën pas një loje, pasi më pak se 24 orë kisha tymosur një ‘joint’ (cigare marihuane)”, ka theksuar ish-sulmuesi i rrezikshëm anglez, shkruan Telegrafi.
“Që nga ajo ditë, unë kurrë më nuk kam tymosur një ‘Spliff’ dhe kështu shpëtova karrierën time”, përfundoi Wright, i cili tani .