Gerard Pique ka thënë se lojtarët e Barcelonës mezi po presin për lojën e së shtunës mbrëma kundër Real Madridit, duke pranuar se El Classico “i ndezë ata”.
Katalanët mposhtën Villarrealin 3-0 të dielën dhe kjo fitore u shoqërua me humbjen e Los Blancos ndaj Sevillas, ku ia mundësuan djemve të Luis Enriques që të ngjiten në vendin e parë me tre pikë para rivalëve.
“Lojët e mëdha si këto, janë arsye pse ne bëhemi futbollistë,” tha ai në vigjilje të përballjes së 21 nëntorit me Real Madridin në Santiago Bernabeu,” El Classico të ndezë,” ka thënë Pique.