Erërat e fuqishme që kishin përfshirë aeroportin e Bristolit të Anglisë, kanë bërë që një aeroplan të aterronte në mënyrë anësore.
TUI Airways Boeing 757-200 ishte pothuajse nën kontrollin e Stuhisë Callum, që e ka përfshirë për disa ditë Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.
Shkathtësitë e pabesueshme të pilotit, ndihmuan që aeroplani të ndalonte si duhet në pistë, pa pasur nevojë për xhiro deri në gjetjen e situatës më të favorshme.
“Për të kryer këtë aterrim, duhet vendosur hundën e aeroplanit në drejtim të erës dhe këmbëngulje sa më të madhe”, ka shkruar një njohës i aeroplanëve. /Telegrafi/