Gjyqi për “Blurred Lines” ka shpallur humbës artistët Pharrell Williams e Robin Thicke kundrejt familjes së Marvin Gaye.
Dyshja duhet t’i paguajë 7.3 milionë dollarë familjes së këngëtarit të ndjerë Marvin Gaye, të cilët kanë denoncuar artistët për kopjim të këngës së vitit 1977 “Got to give it up”, transmeton koha.net.
“Blurred Lines” ka marrë fitime të mëdha që nga viti 2013, kur është lansuar e ndërsa gjatë gjykimit janë shfaqur video ku të dytë kanë pranuar se janë inspiruar nga kënga e Gaye, Thicke më pas në intervista ka thënë se gjatë atyre deklaratave ai ka qenë nën ndikim të vodkës dhe vikodinës.
Pharrell në anën tjetër ka deklaruar se ai i ka vërejtur ngjashmëritë mes këngëve vetëm pasi “Blurred Lines” është lansuar.
Tetë anëtarët e jurisë, në fund, kanë votuar në favor të familjes Gaye.