Pezullohet politikani pas filmit porno në një park

E publikuar: 26/12/2015 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia euroskeptike britanike UKIP ka pezulluar një nga anëtarët e saj pasi u zbulua se bënte një jetë të dyfishtë si aktor porno.

John Langley, që njihet me emrin Balding Johnny në filmat e tij, është 59 vjeç dhe shërben si nënkryetar i partisë për rajonin e Bristolit.

Por atij i është kërkuar të japë dorëheqjen, pasi u mësua se kishte bërë një film porno në një park të famshëm të qytetit.

Veterani i pornos refuzoi dhe për këtë arsye është pezulluar nga partia.