Pezullohet nga Sanremo, reagon Ermal Meta: Nuk kam ardhur të tallem me njeri!

E publikuar: 07/02/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi u pezulluan mbrëmjen e sotme pasi mendohet se kënga e tyre përfaqësuese në Sanremo është plagjaturë, këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook

Ai është shprehur se asnjë nuk ishte e vërtetë dhe se kanë thënë shpesh nëpër intervista se ata kanë marrë një pjesë nga ajo këngë e shkruar nga i njëjti autor.

Gjithashtu Meta theksoi se pjesëmarrja e tij në festival nuk ishte për të tallur njerëzit, por për t’i përqafuar me mesazhin e paqes që jep kënga.

Kënga e tij dhe e këngëtarit Fabriocio Moro “Non mi avete fatto niente” ishte një nga më të pëlqyerat në festivalin e këtij viti në Sanremo madje është konsideruar si një nga pretendentet për çmim.

Statusi i plotë në rrjete sociale i këngëtarit Ermal Meta: 

Si jeni djema!

Tani është koha për të folur

Kemi dëgjuar të flitet se kemi kopjuar këngën tonë të Sanremos dhe shkaku i këtyre fjalëve është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (së bashku me Fabricion) e cila u prezantua në seleksionimet e Sanremos për të rinj rreth 3 vite më parë, e cila nuk u kualifikua dhe kurrë nuk u komercializua.

Fabriocio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi bërë të ditur në shumë intervista) dhe të tre kemi shkruar një këngë të re me një kuptim tërësisht ndryshe.

Plagjaturë do të thotë të kopjosh, por kjo është absolutisht qesharake duke marrë në konsideratë se Andrea Fobo ka shkruar me mua dhe Fabricion këngën “Non mi avete fatto niente”. Gjithashtu të gjithë jemi autor prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar për shumë suksese si për veten tonë ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh e di diçka të tillë.

Kur kemi vendosur të tregojmë gjendjen tonë me këtë këngë nuk e kemi bërë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqe. Jemi shumë të keqardhur për atë që po ndodh pasi nuk kemi ardhur në Festival të tallemi me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur që do shkojë çdo gjë mirë. Ju përqafoj Ermali/Gazeta Express/