Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ishte i ftuemi i parë n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.
Për ndodhitë e së Premtes në Kuvendin e Kosovës, Zogaj tha se ishin jashte çdo komunikimi politik dhe se shoqnia civile nuk ka reague me ndonji deklaratë, sepse simbas tij, as shoqnia civile e as populli nuk ka ndonji mendim specifik për këtë ngjarje.
“Gazi lotsjelles ne Kuvend asht ba gja normale, asht ba si oksigjen”, ka thanë Zogaj.
“Me sa kemi marrë vesh, seanca e kalueme s’asht thirrë në procedura të rregullta”, ka shtue ai.
Simbas tij, nëse nuk ka vendim nga Kryesia e Kuvendit për me i suspendue disa deputet, ateher seanca që u mbajt në hollin tjetër të Kuvendit, asht ba tue shkel procedurën.
“Krejt çashtjet parimore të cilat i numëronte Isa Mustafa, pse s’duhet me ba koalicion me PDK’n, u zhban mbrenda dy ore. Po as Hashim Thaçi s’mendon që LDK asht opcioni ma i mirë për koalicion”, tha Zogaj për Qeverinë.
Lidhun me deklaratën e zavendëskryeministrit Thaçi, se duhet me u ba testi i alkoholit te disa deputet, dhe për deklaratën e deputetit Fisnik Ismailit se disa të tjerëve duhet me ju ba testi i kokainës, Zogaj tha se asht mirë me u ba këto teste, sepse populli ateherë ka me kuptue kuj po ja jep votat.
Për protestat e përmenduna nga fronti opozitar, Zogaj tha se s’beson që i bahen as pesë mijë protestues.
“Nëse vetem pesë mijë protestues t’i kishte opozita, nesër kishte me u ba protesta”, ka thanë nder te tjera Zogaj.



















