Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas vendimit të TVSH për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit për televizionet e tjera, lidhur me transmetimin e punimeve live në Kuvend.
Vasili e ka cilësuar një vendim që sjell fundin e fjalës së lirë në Shqipëri dhe një ngjarje tragjike e krahasuar me vitin 1997, kur transmetonte vetëm TVSH.
“Nuk jam i surprizuar dhe jemi në rrugën e asfiksimit dhe kthimin e parlamentit pa gojë. Qeveria trembet nga diskutimet, ka bërë gjithcka për ta kthyer parlamentin në një set, ku fjala nuk shpërndahet. Ky është atentati më i madh për mediat që janë dritare komunikimi. Sot jemi në ngjarje tragjike dhe jemi kthyer në vitin 1997”, u shpreh Vasili për gazetarët jashtë ambienteve të parlamentit.


















