Petrit Vasili: Banditizmi korruptiv qeveritar dhunon Butrintin

E publikuar: 07/10/2017 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një ndërtim që po kryhet në zonën arkeologjike të Butrintit.

Sipas Vasilit, Shqipëria po përjeton tani mesjetën më të zezë me këtë qeverisje, sepse sipas tij ka shkollëpakun në krye të qeverisë.

Gjithashtu Vasili është shprehur se banditizmi korruptiv që sundon në qeverisje nuk po kursen as Butrintin, këtë monument madhështor të arkeologjisë.