Në kohën kur shumë debate po zhvillohen për dialogun Kosove – Serbi, një deklarate interesante ka ardhur nga zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, që ka krijuar bujë në rrjete sociale.
Ai në një postim në rrjetin e tij social Twitter ka debatuar me serbët rreth propagandës serbe për dialog dhe UNESCO dhe në një moment ka postuar “A mund të tregoj një sekret? Vuçiq ka qajt. Po. Ka derdhur lot duke u ankuar ne shtete perëndimore gjate dialogut ne Bruksel se si Serbia ka humbur Kosovën. Pastaj kërkonte favore nga ata”.
Me gjasë ky është një element nga dialogu i Brukselit.