Petrit Selimi: Nën menaxhimin marksist të Kurtit po kolapson ekonomia dhe standardet e jetës

E publikuar: 01/10/2025 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka shkruar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë.

Selimi në Facebook ka thënë ka shkruar se inflacioni i çmimit të gjërave ushqimore ka shkuar mbi 10% dhe se vetëm në vitin 2024 janë larguar nga vendi 38 mijë persona.

“38,000 persona të tjerë u larguan nga Kosova në vitin 2024. Deficiti tregtar është në nivele rekord. Nën menaxhimin marksist të ish-kryeministrit Kurti, ekonomia dhe standardet e jetesës së Kosovës po kolapsojnë plotësisht”, ka shkruar Selimi.