Petrit Kryeziu: Secili që ka guxuar të fusë duart në votat është ballafaquar me forcën e ligjit

E publikuar: 23/01/2026 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka treguar se manipulimi i votave nuk është bërë më 28 dhjetor, por ditëve të tjera kur kryesit e tyre menduan që do të manipulojnë me vullnetin e qytetarit larg syve të drejtësisë.

Ai tha se ka kandidatë që ka falsifikuar mbi 6 mijë vota, e ku theksoi se secili që guxoi t’i fus duart në votën dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit.

“Ditë më parë kemi paralajmëruar se manipulimi i votave dhe rezultateve zgjedhore është krim dhe do të ndëshkohet pa kompromis. Sot, secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë për të gjithë: këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votave të subjekteve politike që ka ndodhur më 28 dhjetor, atëherë kur kemi qenë të angazhuar të gjithë prokurorët e policia, por bëhet fjalë për manipulim brenda llojit, aty ku katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe kanë menduar se larg syve të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave, edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzh të tolerancës, këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindra, por bëhet fjalë për shumë mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara. Ka kandidatë që vetëm për kandidatët e subjekteve të caktuara politike kanë nga 100, 200, 500 e deri mbi 6 mijë vota. Pra, deri mbi 6 mijë vota janë të falsifikuara për një kandidat”, tha ai.

Kryeziu tregoi se gjithçka ka ndodhur në QKN e ku janë manipuluar 2 mijë e 44 vota.

“Bëhet fjalë edhe për situate ku vetëm në një vendvotim. Për me pas të qartë gjithçka ka ndodhur në Qendrën Komunale të Numërimit, vetëm në një vendvotim numri i manipuluar ka shkuar deri në 2 mijë e 444 vota. Pra, vetëm në një klasë sa kanë votuar qytetarët janë manipuluar 2 mijë e 444. Por mund ta them se në regjionin tonë është vetëm një vendvotim, vetëm një klasë që ka dalë e pakeqpërdorur,  e që ka dalë zero”, shpjegoi ai./EO