Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, lidhur me zgjedhjet në veri të Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë shantazh nga Beogradi zyrtar.
Ai i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, që tha sot se “zgjedhjet do ta neutralizojnë shantazhin e Listës Serbe dhe Beogradit”.
“S’ka shantazh në Beogradi, por ka vetëm terror nga Prishtina”, është shprehur Petkoviq ndër të tjera.