Petkoviq përdori gjuhë të rëndë ndaj Osmanit, reagon Presidenca, ia përmend “mentalitetin e Millosheviqit e Putinit”

E publikuar: 18/03/2024 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U.D., shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj, i ka reaguar ashpër kryenegociatorit të Serbisë në Dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, pasi i njëjti përdori gjuhë fyese ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Hollaj në një reagim në “X”, Petkoviqit i thotë se retorika e tij çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit.

“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë ‘mi”, qeveria juaj e krahasoi me ‘miza’ dhe tani ju e quani ‘qen’. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit, duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë – pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist.”

Petar Petkoviq paraprakisht kishte shkruar se “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”

“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur.” – kishte shkruar Petkoviq.