Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk ka ndërmend të lejojë asnjëherë formimin e një Asociacioni të komunave serbe.
Siç thotë ai, “Prishtina fshihet pas Gjykatës Kushtetuese” dhe se sipas Petkoviqit “kjo është një taktikë e qartë për të mashtruar sërish Brukselin”.
Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, i cili tha të mërkurën në T7 se nëse themelohet Asociacioni është i destinuar që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe bie prapë, transmeton Klankosova.tv.