Kryenegociatori i palës serbe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Blerim Velën, shefin e kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, se është bërë zëdhënës i opozitës serbe në Beograd.
“Urime Blerim Vela! Sapo jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe! Ju treguat se[kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti është duke e mbështetur opozitën në Beograd!”, ka shkruar në Twitter Petkoviq, pasi, sipas tij, të dy palët kanë synimin e njëjtë, sikurse Kurti dhe opozita në Serbi.
Më tej, ai ka thënë që njerëzit në veri të Kosovës janë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe jo me Kosovën.
“Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Republikën e Kosovës, po luftojnë për interesat e popullit tonë! Ju mund të mashtroni dhe urreni, por njerëzit janë me ne!”, ka përfunduar ai në Twitter.