Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë që s’është lejuar që të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.
Siç raporton KO, Petkovic ishte nisur që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar zyra e Petkovicit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë një numër i madh serbësh përfshirë edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq./Express/


















