Nënshkrimi i peticionit të të ashtuquajturit “Bllok Patriotik” nga Serbia , që do t’i dërgohet Kuvendit të Serbisë me qëllim të organizimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka filluar në Mitrovicë.
Nënshkrimi bëhet me qëllim të shpalljes së zgjedhjeve në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi që zgjedhjet lokale në këto komuna janë mbajtur paralelisht me zgjedhjet tjera në Kosovë e këto zgjedhje nuk i pranon opozita serbe .
Në fillimin e nënshkrimit kanë marrë kryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Sanda Rashkoviq, kryetari i Lëvizjes Dveri Boshko Obradoviq dhe analisti Gjorgje Vukadinoviq.
Vukadinoviq ka thënë me këtë rast se pasojat e Marrëveshjes së Brukselit nuk mund të fshihen e ato janë, sipas tij, zgjedhjet kosovare dhe suspendimi i institucioneve serbe bë Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Dveri Boshko Obradoviq ka theksuar se kanë ardhur për ta përkrahur peticionin që t’i tërheqin vëmendjen e pushtetit në Serbi se në këto komuna nuk ka zgjedhje tash e dy vjet.
Sanda Rashkoviq ka shtuar se “Kosovën gjatë historisë e kemi humbur dhe e kemi kthyer disa herë porse atë kurrë s’e kemi dorëzuar vetë ashtu si ka bërë qeveria e sotme serbe”