Peshku dhe çdo gjë e mirë që përfitojmë prej tij

E publikuar: 15/04/2015 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peshku është një produkt ushqimor që përmban 15 deri 25 për qind proteina, ka një sasi modeste të lipideve dhe një përqindje të vogël të karbohidrateve, gjithë pjesa tjetër është ujë.
Kjo është një përmbajtje që e bën atë jo vetëm një produkt të shëndetshëm për organizmin por dhe një mënyrë e mirë për të mbajtur linjat.

Peshku është i pasur me përbërës themelore të tilla si fosfori, vitamina dhe acidet yndyrore esenciale. Vlera ushqyese më e rëndësishme është Omega 3, një lloj acidi yndyror që është thelbësorë për tu mbrojtur kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Proteinat e peshkut janë më të plota, sepse përmbajnë tetë aminoacidet esenciale dhe janë thelbësore për rigjenerimin e qelizave dhe rregullojnë metabolizmin.

Pjesë e vitaminave që ndodhen te trupi i peshkur janë, vitamina A, B1, B2 dhe B12), jod kalcium, selen.