Peshkopi poston foto me mbesën në vaskë, furtunë në internet, e quajnë pedofil (Foto)

E publikuar: 24/01/2016 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peshkop amerikan ka postuar online një foto të tijën, duke u larë në vaskë së bashku me mbesën e vogël. Por fotoja e postuar në fillim të javës ka shkaktuar një furtunë në internet.

Peshkopi Larry Trotter është pastor i Kishës së Shpirtit të Shenjtë në Çikago. Ai u detyrua të mbrojë veten pasi me qindra komente kishin nisur të qarkullojnë në internet, duke e quajtur atë ngacmues fëmijësh dhe pedofil.

“Një vulgaritet i tillë ka qenë i tmerrshëm”, tha pastori. Ai shpjegoi në emision se po bënte një banjo, i veshur me kostum banje, kur erdhi e mbesa, që i kërkoi të hynte edhe ajo në vaskë. Mamaja e vajzës e futi atë në vaskë për të shkrepur një foto familjare. Shumë komentues kanë kërkuar që të ndërhyjnë autoritetet për mbrojtjen e fëmijëve.

Peshkopi-SHBA-480x445