Një peshkatar nga Dakota e Jugut ka kapur në grep një peshk aq të madh, sa që derisa tentoi ta nxjerr nga uji dhe ta fut në barkë, u rrëzua nga pesha e madhe.
Ai kishte shkuar për pushime në Floridë dhe për të peshkuar, dhe shpresonte që të kapë “diçka të madhe”, megjithatë kurrë nuk kishte besuar se peshkun që i ra në grep do të jetë i madhësisë së tillë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet burri që me gjithë forcën mbante shkopin, por ishte peshku gjigant që ia ndërroi kahjen dhe e futi në ujë.
Por, pavarësisht vështirësive arrin ta nxjerr nga uji peshkun e llojit Epinehpelus. Ata jetojnë në thellësi prej 50 metra, kurse pesha e tyre mund të arrijë deri në 300 kilogramë.
Megjithatë komentuesit kanë shkruar se shpresojnë që peshkatari e ka lënë të lirë peshkun, pasi është një lloj i peshkut që konsiderohet si specie në zhdukje. /Telegrafi/