Mathew Wanjiuku është me fat që ka mbetur gjallë, pasi shpëtoi nga dhëmbët e një hipopotami të uritur, që e mbajti të bllokuar për dhjetë minuta dhe i shkaktoi lëndime serioze.
Kur peshkatari hyri në liqenin Neivasha në Keni -shtëpi e më se 2,000 hipopotamësh – që të kapte peshq, u kap prej kafshës që qëndronte e kamufluar nën gjethet që kishin mbuluar sipërfaqen e ujit, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit i hidhni kafshës shufra hekuri dhe gjësende tjera, ndërsa e godisnin edhe ujit që ta frikësonin me përplasej. Në anën tjetër, Wanjiuku që ishte kafshuar në duar, krahë dhe gjoks, arriti t’i ikte hipopotamit dhe të hynte nën një trung të rrëzuar.
“Kur hipopotami u largua, shumë njerëz hynë dhe më nxorën prej liqenit”, ka thënë ai pasi u shtrua në spital. Raportohet se ai ka vetëm lëndime të jashtme, të cilat nuk kanë asnjë pasojë për jetën.
Sulmet prej hipopotamëve janë shumë të shpeshta dhe zakonisht përfundojnë me fatalitet, sepse këto gjallesa fshihen mirë nën ujë dhe pastaj sulmojnë në befasi. /Telegrafi/