Pushuesit në plazhin e ishullit Majorca u tmerruan, kur ndërsa laheshin në det pranë bregut, përpara u doli një peshkaqen, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve grabitqari ka frikësuar pushuesit dhe ata në panik kishin vrapuar për tu larguar nga deti.
Kjo ishte hera e tretë brenda pak ditësh, që në të njëjtin plazh shihen pendët e frikshme të peshqve më të mëdhenj mishngrënës të botës.
Të shtunën, një peshkaqen blu u pa të vinte rrotull në “Cala Major”, duke shkaktuar panik mes pushuesve.