Shkencëtarët e Institutit për Det dhe Atmosferë, po hulumtojnë një peshkaqen të pazakontë që është kapur në brigjet e Portimao të Portugalisë.
Krijesa me gojë të madhe, ka të vendosura në formë rrethore 300 dhëmbë, sytë i ka në anë të ndryshme të kokës, ndërsa me trup prej një metri e gjysmë, ngjanë si një gjarpër, transmeton Telegrafi.
Dukjen dhe ndërtimin trupor, e ka sikur të peshkaqenëve që kanë jetuar para 80 vitesh, që lë të besohet se mund të jetë specia e vetme që ka mbijetuar prej asaj kohe.
“Ka trupin e njëjtë, sikur fosilet e peshkaqenëve që kanë jetuar me dinozaurët. Jemi në fillim të studimeve dhe ende nuk mund të themi asgjë”, kanë thënë hulumtuesit lidhur me rastin.
Goja e madhe me nofulla të fuqishme, shkathtësia dhe aftësia për kamuflim, besohen se i ndihmuan të jetonte kaq gjatë, kësaj krijese misterioze që u gjet në 700 metra thellësi. /Telegrafi/