Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici, brenda 24-orëve, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Tri prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Pejë dhe një në Mitrovicë të Jugut.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 15.11.202509:00. Raportohet se në tri raste të ndara dyshohet se ka pasur dhunë në familje. Lidhur me te tri rastet është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme hetimore. Nuk është raportuar se ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me këto
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 15.11.2025-15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë Jugu 15.11.2025-10:30. Dyshohet se bashkëshorti i ankueses f/k, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”


















