Pesë persona ndalohen për 48 orë për plagosjen e katërfishtë në Lupç të Podujevës

E publikuar: 01/05/2024 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti për media.

Njëri prej katër të plagosurve është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.

Ai, para mediave sot, ka theksuar se dy nga të lënduarit pritet që sot brenda ditës të lirohen nga trajtimi mjekësor.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për Express se nga hetimet fillestare dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.