Pesë minuta bisedë, Guardiola zbulon se çfarë u dsikutua mes tij dhe Klopp-it pas ndeshjes

E publikuar: 08/11/2020 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe ai i Liverpollit Jurgen Klopp janë kapur duke zhvilluar një bisedë të gjatë pas barazimit të ekipeve të tyre me rezultat 1-1, raporton KosovaPress.

Interesimi i mediave për te zbuluar fjalimin mes tyre ishte i madh, dhe tani është Guardiola ai i cili e ka zbuluar temën që e diskutoi me trajnerin e Liverpoolit.

“Ajo bisedë zgjati më shume sepse ne biseduam për pesë zëvendësimet pas përfundimit të ndeshjes. Nuk kishte diçka tjetër.”, deklaroi Guardiola.

Sa i përket ndeshjes, Guardiola tha se i vetmi dallim ishte se Liverpooli e realizoi një penallti, kurse Manchester City e humbi një të tillë.