Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë përshëndetur bashkëpunimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.
Me këtë rast, pesë ambasadat më të fuqishme kanë bërë apel te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.
Deklarata e plotë e pesë ambasadave:
Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.
Apelojmë te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.
Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit.
Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pese-ambasadat-me-te-fuqishme-kane-nje-kerkese-per-kqz-ne-qe-lidhet-me-zgjedhjet-lokale-431364/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright















