Në mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku, në të cilat aksidente janë përfshirë 15 automjete.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për KosovaPress se ka edhe persona të lënduar.
Deri m tani shkak i këtyre aksidenteve, 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka treguar Ahmeti.