Përzgjedhja e 25 prokurorëve të rinj – fshehtë nga publiku

E publikuar: 09/11/2016 07:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëzet e pesë prokurorë të rinj së shpejti priret t`i bashkohen sistemit prokurorial të Kosovës, konkretisht prokurorive themelore, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës të martën miratoi propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen e prokurorëve nëpër prokuroritë përkatëse, shkruan sot Koha Ditore.

Por, përzgjedhja u bë pa praninë e medieve, ndërsa emrat e të përzgjedhurve nuk u bënë publikë as pas takimit.Para miratimit të propozimeve, KPK-ja largoi salla mediet, duke mos i bërë publikë emrat e prokurorëve të përzgjedhur, e të cilët shumë shpejt pritet të dekretohen nga Presidenca.