Sallonet për depilim më dukeshin procedura të mërzitshme dhe më merrnin shumë kohë. Po kërkoja diçka që të më kursente kohën, paratë dhe që nuk më bezdisë me zhurmë, irritim dhe skuqje të lëkurës. Dëgjova për aparatin Philips Lumea, dhe menjëherë më erdhi në mendje shprehja “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”. Kisha dhe dyshimin e rrezatimit laserik por e lexova në udhëzim që Philips Lumea funksionon me impulse drite që nuk është e dëmshme për lëkurën dhe është e testuar nga dermatologët.
Kam filluar ta përdorë para një muaji dhe qimet janë dobësuar dukshëm, lëkura ime duket më e butë dhe e lëmuar. E shkëlqyeshme edhe për zonën bikini dhe fytyrë, me tri shtesa që i përshtaten secilës pjesë të trupit. Hoqa qimet me brisk fillimisht, për të pasur qime më të forta dhe të errëta që aparati t’i neutralizoj më lehtë, pastaj mbaja pajisjen horizontalisht.
Nuk iu ekspozova diellit për 48 orë, dhe kontrollova lëkurën për ndonjë dëmtim të mundshëm, ndoqa udhëzimet. Ka dhe një sistem të sigurisë që parandalon ndezjen kur aparati nuk është në kontakt të plotë me lëkurën, kjo e bën akoma më të sigurt dhe efikas.
Më nuk i frikohem verës dhe ekspozimit në plazh ngaqë ndjehem konfidente me lëkurën time, ndjehem rehat sepse më nuk do të kem këmbë te irituara dhe të skuqura, qimet nuk janë më shqetësim dhe mund të kalojnë javët dhe unë të mos bezdisem ngaqë i kam gjetur zgjidhjen torturës së gjithhershme.Ju e dini të dashura mikesha sa e veshtirë është të duash aq fort të shijosh verën nën rehatinë e fustaneve dhe të mos mund ta bësh se ndjehesh plot therra pas 3 ditësh rruajte me brisk apo pas një jave depilim me dyll prandaj duke njohur hallin e përgjithshem që kemi ju rekomandoj zgjidhjen ideale për një lekurë që shkëlqen dhe pas nje kohe të gjatë. Philips Lumea është produkti që mua më shpetoj nga ferri i qimeve.
Është e lehtë për përdorim, me mundësi për t’iu përshtatur nuacës së lëkurës suaj dhe nëse bëni llogaritje të investimeve që bëjme gjatë gjithë vitit në sallone depilimi dhe blerje brisqesh atëherë kostoja është e menaxhueshme. Mikesha të dashura, eksperienca ime me Philips Lumea është e jashtëzakonshme dhe një produkt të tillë e kam ënderruar që kur qimet filluan të pushtojnë trupin tim. Nisur nga parimi qe e mira ndahet mes shoqeve e ndjeva për obligim moral të ndaj me ju eksperiencën pozitive me Philips Lumea që edhe ju të shijoni shkëlqimin e lëkurës suaj ashtu siç e keni ëndërruar prej kohësh teksa shikonit modelet që duket sikur kurrë nuk mërziten por që në realitet pas fshihet një fotodepilator çudibërës.” N.R..

















