Përvjetori i eksodit të shqiptarëve

E publikuar: 16/04/2015 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

16 vjet më parë, forcat serbe të Millosheviqit i nxorën nga shtëpitë e tyre më shumë se 1 milion qytetarë të Kosovës dhe i deportuan më drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Disa nga këta shqiptarë u vendosën nëpër kampe të të dyja shteteve, ndërsa disa u shpërndanë nëpër të gjitha shtetet e botës.

Gjatë kësaj periudhë, u vranë më shumë se 11 mijë civilë, prej tyre shumica gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa rreth 4 mijë u zhdukën. Në pranverën e vitit 1999, forcat serbe ia vunë zjarrin rreth 190 mijë shtëpive.