Përveç gatimit, vaji i kokosit përdoret edhe për humbje peshe

E publikuar: 09/12/2017 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë e thjeshtë! E kemi fjalën për vajin e kokosit nga i cili mund të keni dhe shumë përfitime të tjera.

Vaji i kokosit përmban një kombinim të zinxhirëve të acideve yndyrore, të cilat zotërojnë antioksidante të shumtë.

Këto antioksidantë ndihmojnë trupin tuaj për të përthithur të gjitha vitaminat dhe mineralet që i duhen, në këtë mënyrë ato bëjnë që të funksionojë siç duhet trupi ynë për të luftuar radikalet e lira të cilat shkaktojnë dëme që në nivel qelizor.

Vaji i kokosit ka trajtë të ngurtë, por sapo ta hidhni në dorë apo në sipërfaqe të ndryshme ai do të shkrihet. Përdorimet dhe përfitimet e vajit të kokosit:

1.Gatim

2. Përshpejton procesin e humbjes në peshë

3. Ai mund të përmirësojë cilësinë e flokëve tuaj

4. Lufton infeksionet dhe  përmirëson sistemin tuaj imunitar

5. Hidraton lëkurën tuaj

6. Ndikon pozitivisht në funksionimin e trurit dhe ndihmon njerëzit me Alzheimer

Në mënyrë që të gëzoni të gjitha përfitimet e mrekullueshme që ky vaj ka për të ofruar, filloni ta përfshini vajin e kokosit në rutinën tuaj të përditshme dhe në regjimin tuaj ushqimor.