Përurohet Murali i Energjisë së Mirë – Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

E publikuar: 09/05/2023 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Szunyog tha se BE-ja po e mbështetën Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Marrëveshjes së Gjelbër’, por edhe që t’i përmbushë standardet e BE-së”.

“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”.

“Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se murali e simbolizon të ardhmen evropiane dhe energjetike të Kosovës, teksa përmendi edhe vlerat evropiane të cilat, siç tha ajo, edhe Kosova i tregon”.

“Murali që po shohim sot simbolizon në mënyrë perfekte të ardhmen tonë evropiane energjetike. Në këtë ditë qe po shënojmë Dutën e Evropës, vlen të theksohet se Bashkimi Evropian me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën, ka treguar një unitet dhe që plotësisht i jetëson vlerat mbi të cilat është  themeluar, si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ne si shtet i Kosovës, megjithëse i ri, kemi treguar vlerat tona dhe se e kemi vendin askund tjetër, përpos në Bashkimin Evropian. Kemi shënuar shumë suksese, si liberalizimin e vizave, aplikimin për Këshillin e Evropës, aplikimin për anëtarësim në Be si dhe progres në të gjitha fushat e agjendës së BE-së”.

Ajo tutje ka përmendur edhe disa projekte që i ka cilësuar si të veçanta bnë sektorin e energjisë, si dhe ndihmën e BE-së për ballafaqimin me krizën, e cila ka qenë më e larta në rajon për kokë banori.

“BE ka qenë dhe mbetet një ndër partnerët tanë kyç i cili ndër vite na ka ndihmuar ta përforcojmë sektorin tonë të energjisë. Në veçanti, do ta përmendja projektin e fundit në Gjakovë për ngrohtoren e qytetit. Një investim prej 15 milionë eurosh, si dhe përkrahjen e projektit të ngrohjes solare qendrore në Prishtinë”.

“Kemi pasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga BE-ja edhe për  përballje me krizën. Brenda një afati shumë të shkurtër, BE ka vënë në dispozicion 75 milionë euro, qe ka qenë vlera më e lartë për kokë banori ne rajon për një shtet”.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Szunyog do të marrë pjesë dhe në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”, si dhe në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”, në Shtëpinë e Evropës.

Ndërsa, në mbrëmje në Bibliotekën Universitare do të mbahet Koncerti “Chopin Piano Fest”.