Përurohet godina e Vetingut, Rama: Suksese komisionerëve

E publikuar: 30/10/2017 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përurimit të godinës ku komisionerët e Vetingut do të nisin të përmbushin misionin e tyre, kreu i qeverisë u ka dërguar një mesazh kurajoje dhe mbështetje.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, ka shkruar Rama në Fb.

Godina që tani do t’i shërbejë drejtësisë është ajo e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në rrugën e Kavajës, Tiranë.